Tematike
Pakënaqësi e gjermanëve me “shopping-turistët” zviceranë
Për të zbutur rezistencën e banorëve, “Aldi” ka ofruar t`u ndërtojë atyre një rrethrrotullim që do ta shkarkojë trafikun e dendur në fshat
„Shopping-turizmi“ apo shkuarja për “të bërë pazar” matanë kufirit, ka qenë prej kohësh një kënaqësi për shumicën e zviceranëve që jetojnë afër zonave kufitare. Për çmime që nuk kalojnë gjysmën e atyre të Zvicrës, shtetasve helvetikë gjithmonë u dilte mirë “hesapi” nga kjo aventurë e vogël. Me forcimin e frangut, llogaria për zviceranët që shikojnë përtej kufirit u bë edhe më e qartë.
Por, vendësve, gjermanëve në zonat kufitare, atje ku janë marketet që frekuentohen më shumë nga zviceranët, kjo nuk u ka pëlqyer edhe shumë. Kohëve të fundit, kur fenomeni i shopping-turizmit ka marrë hov edhe më shumë, janë shpeshtuar rastet e rezistencës së tyre ndaj “arrogancës së fqinjit më të pasur”.
Kështu, para ndonjë muaji një pronar antikuariati kishte shkruar e nuk i pranonte blerësit nga Zvicra në dyqanin e tij ndërsa para pak ditësh në Konstancë (qyteti në kufi me Zvicrën) ishte ngritur një lëvizje protestuese të rinjsh kundër “invazionit zviceran” në tregtoret e atjeshme…
Më e reja në këtë listë është rezistenca që banorët e fshatit kufitar Jesstetten po i bëjnë hapjes së një “Aldi” të ri për t`u dalë desh kërkesave të shtuara të konsumatorëve zviceranë. Ata kundërshtojnë një gjë të tillë sepse thonë se nuk kanë truall në dispozicion për një qendër të tillë të re tregtare, shkruan Tages Anzeiger dhe transmeton albinfo.ch.
Dhe jo vetëm kaq. Ka edhe shenja pakënaqësie nga qtetarët. Nga ana tjetër “Aldi” në Jesstetten pas forcimit të frangut qe ballafaquar me nevojën e ngutshme për shtimin e personelit, aq i madh kishte qenë “sulmi” nga ana zvicerane. Aldi nuk është dorëzuar. Ai po provon që qendrën e tij tregtare ta ndërtojë në fshatin e afërm, Lottstetten por kjo tashmë ka ndezur dritat e alarmit edhe në këtë fshat.
Për të zbutur rezistencën e banorëve, “Aldi” ka ofruar t`u ndërtojë atyre një rrethrrotullim që do ta shkarkojë trafikun e dendur në fshat. Ende nuk është e qartë nëse komuna do të pajtohet me këtë dhuratë…
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













