Lajme
17 dhjetori, data e takimit Kosovë-Serbi
BE-ja konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor, në Bruksel, dhe se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.
Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel.
Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë i dërguari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak u ka raportuar vendeve anëtare për gjendjen e dialogut dhe ka thënë se palët kanë mungesë të qartë të gatishmërisë për të bërë ndonjë progres në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim.
Palët kanë arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, ndërsa për një aneks zbatimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një muaj më vonë.
Dy vendet nuk kanë bërë hapa drejt zbatimit të paktit dhe për këtë fajësojnë njëra-tjetrën.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka shprehur gatishmëri që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.
Mandati i Lajçakut, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar, të vitit tjetër.
Ka pritje që kryediplomatja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë postë, dhe kush do të jetë ai.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008.
Dy vendet dialogojnë në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian qysh prej vitit 2011, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











