Kosova
Shtetet e BE-së raportojnë rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabazuara për azil nga kosovarët
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë raportuar tek Komisioni Evropian një rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga qytetarët e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024.
Sipas raportit vjetor për vizat, që e përpilon Komisioni Evropian, në shtatë muajt e parë të vitit 2024, janë paraqitur 3905 kërkesa nga qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së, që paraqet 108 për qind rritje të kërkesave në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Bëhet fjalë për informata të cilat në komision i kanë deponuar shtetet anëtare, ndërsa në pranverë të vitit 2025 do të publikohen shënimet e EUROSTAT (Zyra statistikore e BE-së) rreth asaj se çfarë implikime ka liberalizimi i vizave për kosovarët në çështjet e migracionit në zonën Schengen.
Në raportin e publikuar konfirmohet se është formuar një grup punues për shkëmbim të informatave mes shteteve anëtare dhe Kosovës me qëllim të monitorimit të tendencave të migrimit të parregullt dhe azilit.
Komisioni Evropian, megjithatë, konsideron se Kosova në përgjithësi, vazhdon të përmbushë kërkesat për liberalizimin e vizave, por nënvizohet domosodshmëria për përpjekje të mëtejshme.
Nga Kosova mes tjerash pritet që të harmonizojë politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Bëhet fjalë për 16 shtete qytetarët e të cilave gëzojnë lirinë e lëvizjes në Kosovë por jo edhe me BE-në. Harmonizimi nënkupton vendosjen e regjimit të vizave për të gjitha shtetet që iu duhet viza për në BE.
Mungesa e harmonizimit, thuhet në këtë raport, kontribuon në një rrezik të shtuar të migrimit të parregullt drejt BE-së përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Evropian rekomandon që në pritje të harmonizimit të plotë, duhet të futet një kontroll më rigoroz i hyrjeve pa viza të shtetasve të vendeve të treta, veçanërisht atyre nga vendet që paraqesin rrezik sigurie ose migrimi të parregullt.
Nga Kosova gjithashtu pritet të shtyhen iniciativat me qëllim të monitorimit të kërkesave të pabazuara për azil, përfshirë këtu rinisjen e fushatave ndërgjegjësuese për të informuar qytetarët rreth rregullave që zbatohen për të udhëtuar në zonën Schengen dhe duke aplikuar kontrolle më të rrepta para nisjeve/rtk
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












