Lajme
Shqiptari vret gruan me çekiç në Greqi, e njofton policinë pas një jave
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës pasditen e kësaj të enjteje, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe e ka fshehur trupin e saj në çati.
Sipas informacioneve, ai ka lajmëruar policinë ditën e sotme, një javë pas kryerjes së vrasjes.
Mediat greke raportojnë se autori ka goditur gruan me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në çati ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.
Identiteti i autorit dhe viktimës nuk dihet ende. Çifti jetonte në lagjen Ampelokipi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











