Kosova
Kurti u prit nga Presidenti i ri i Këshillit Evropian, António Costa
Pas takimit me Përfaqësuesen e re të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga Presidenti i ri i Këshillit Evropian, António Costa.
Kryeministri Kurti e uroi ish-Kryeministrin e Portugalisë për rolin e ri dhe angazhimin tashmë si President i Këshillit Evropian, duke shprehur edhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë. Gjithashtu e falënderoi për mikpritjen dhe për darkën e organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor.
Përgjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, u trajtuan një sërë çështjesh, kryesisht me fokus në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova ka njohur veçanërisht në katër vitet e fundit rritje ekonomike dhe progres demokratik, të dëshmuar edhe nga matjet ndërkombëtare dhe rankimet e larta të organizatave si World Justice Project, Freedom House, Transparency International, Instituti V-Dem, apo edhe FMN-ja dhe Banka Botërore, njofton Qeveria e Kosovës.
Në kuadër edhe të Planit të Rritjes, Kosova dëshmoi përgatitjen e saj institucionale, gjersa në zbatimin e agjendës së reformave ERA II u arrit një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) niveli i zbatimit në vitin 2023 arriti në 66.12%.
Së bashku edhe me përafrimin e standardeve me ato të Bashkimit Evropian si dhe linjëzimin me politikat e BE-së, kryeministri Kurti nënvizoi se të gjithë faktorët janë tregues të zhvillimit e progresit të vendit dhe gatishmërisë për hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, në një proces të bazuar në meritokraci. Kësisoj, ai rikujtoi rëndësinë e ofrimit sa më shpejtë të pyetësorit dhe vendit kandidat si rezultat, pasi Kosova është demokracia me e zhvilluar e rajonit.
Kryeministri Kurti theksoi dhe nevojën për heqjen sa më parë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës.
Më tej, kryeministri foli dhe rreth situatës së sigurisë dhe sulmeve të fundit. Ai e informoi Presidentin Costa mbi sulmin kinetik terrorist të së premtes së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe qëllimin e këtij sulmi për të dëmtuar prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin e ujit, nga i cili më shumë se gjysma e popullsisë do të mbetej pa energji elektrike dhe ujë.
Ai theksoi rëndësinë e arrestimit dhe ekstradimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin Prokuroria tashmë ka një aktakuzë prej 160 faqesh për të dhe grupin e tij, dhe i cili vazhdon të paraqesë rrezik për sigurinë e vendit dhe të rajonit për sa kohë që endet i lirë në Serbi dhe ka mbështetjen e Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe aparatit shtetëror atje.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









