Kosova
Gërvalla në Parlamentin Evropian: Serbia po kopjon strategjitë ruse
Serbia nuk është Rusia, por Serbia po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekstin rajonal, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë adresimit të saj në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Në fjalën e saj, kryediplomatja kosovare vuri në pah sulmin e fundit ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok, duke e përshkruar atë si një përshkallëzim serioz të përpjekjeve destabilizuese nga Serbia.
Gërvalla theksoi rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe të vendosur të institucioneve të reja të Bashkimit Evropian për të parandaluar akte të ngjashme në të ardhmen. Ajo kërkoi një qasje të re dhe më të fortë nga BE-ja ndaj kërcënimeve destabilizuese, duke nënvizuar nevojën për të mbrojtur parimet e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
Në fjalën e saj, Gërvalla solli në vëmendje ndikimin e thellë të Rusisë në strukturat shtetërore të Serbisë dhe përpjekjet e saj për të imituar taktikat destabilizuese ruse, përfshirë përdorimin e propagandës dhe ndërhyrjet agresive ushtarake.
“Evropa nuk ka kohë për të humbur. Duhet të dërgojë sinjale të vendosura dhe të tregojë se nuk do të tolerojë sjellje që minojnë paqen dhe vlerat tona të përbashkëta”, tha Gërvalla.
Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE, si një faktor vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









