Lajme
Festë e letërsisë shqiptare në Vjenë

Vjenë, 29 nëntor 2024: Në njërën nga sallat koncertale, pothuajse në qendër të Vjenës, të stolisur me flamuj kombëtar dhe plisa të bardhë, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ përmbylli edhe një vit të suksesshëm të veprimtarisë së saj. Kësaj radhe, përpos anëtarëve të saj, këtë ngjarje e bëri edhe më madhështore pjesëmarrja e dy poeteshave të njohura nga Prishtina, Donika Dabishevci dhe Alketa Gashi-Fazliu.
Në fillim, të pranishmit i përshëndeti nikoqiri, Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’, duke i dhënë fjalën Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Vjenë, Fate Velajt. Ambasadori, edhe vet shkrimtar, theksoi rëndësinë që ka arti në përcjelljen e mesazheve të paqes kudo në botë.
Aktiviteti letrar ishte e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë në skenë dolën autorët shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare në Ballkan, me banim në Austri. Kështu Violeta Allmuça lexoi poezitë ‘‘Njeri i dashuruar’’, ‘‘Pas vetes’’ dhe ‘‘Gjakovë’’, Kimete Krasniqi – Prebreza deklamoi vargje nga ‘‘Për këtë tokë – për këtë flamur’’ për t’i lënë radhën poetit veteran Zaim Toska, i cili recitoi poezitë ‘‘Veleshtes sime’’ dhe ‘‘Dëshmorëve të lirisë’’. Poetesha e re shkodrane Gabriela Mujaj mahniti publikun me ‘‘Pasqyrë” dhe ‘‘Polidhimtë” ndërsa kulmi artistik u arrit me interpretimin e Kimete Zahiti-Ternava të poemës së mirënjohur ‘‘Vranina” nga At Gjergj Fishta.
Në pjesën e dytë të mbrëmjes me librat e tyre së pari u prezantua Gjergj Kola me romanin ‘‘Bazilika e Gjergj Kastriotit’’. Një vështrim të shkurtër për librin për fëmijë të Angjelina Markut e lexoi Violeta Allmuça, duke e lënë vend autores që të lexojë disa fragmente të shkurtra nga libri i saj.
Ky eveniment u pasurua edhe me përmbledhjet me poezi ‘‘E gjithkoshmja andërr’’ të Donika Dabishevcit dhe ‘‘Gjarpëri i fqinjit” të Alketa Gashi-Fazliut. U para u paraqit me një kumtesë dhe deklamoi vargje nga tri poezi nga libri, ndërsa e dyta iu përgjigj pyetjeve të bëra në një bashkëbisedim me udhëheqësen e programit, Kaltrina Durmishi, lidhur me motivet dhe inspirimin për të shkruar. Performanca e të dy shkrimtareve të ardhura enkas për këtë eveniment nga Prishtina u duartrokit gjatë nga publiku i pranishëm.
Mbrëmjes i dhanë një sharm edhe më kombëtar këngët e interpretuara nga Blerta Ismajli, Mezzosoprano, shoqëru
ar në piano nga Vlora Melchard: ‘‘Ishte një ditë e muajit të majit’, ‘‘Tumankuqe’’ dhe ‘‘O vendi im’’.
Publiku mirëpriti këtë manifestim letrar, i cili dëshmoi se edhe larg atdheut mund të promovohet kultura shqiptare, me fokus në letërsinë, me qellim të kultivimit dhe afirmimit të gjuhës shqipe në mërgatë.
Kryefesta e të gjitha festave të kombit, Dita e Flamurit, prapë bëri bashkë dashamirët e fjalës së shkruar, të cilët në vazhdimësi mbështesin autorët shqiptarë në Austri, duke i motivuar ata që të krijojnë vargje për vendlindjen, lirinë, dashurinë dhe jetën.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ është themeluar në vitin 2011. Ajo është adresë e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe pikë referimi për sa i përket letërsisë shqipe në këtë shtet. Duke u imponuar me një qasje serioze dhe kualitet në organizimin e më shumë se 70 orëve letrare dhe promovimeve të librave, ajo ka komunikuar në mënyrë shumë të frytshme me institucionet në nivel kombëtar, si Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe Diasporës, me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, me shoqatat dhe individët e ndryshëm, etj. Ajo po ashtu ka bashkëpunim shume domethënës edhe me organizatat austriake, sidomos me PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.
Tekstin e përpiloi: Anton Marku
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët