Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pas premierës së filmit dokumentar “Sensei”, i cili është dedikim për trajnerin e xhudos, Driton Kuka, ka vlerësuar lart punën e këtij të fundit.
Hovenier përmes një postimi në platformën X tha se përkushtimi i Kukës e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale.
“Frymëzuar nga filmi dokumentar SENSEI: Driton Toni Kuka, Made in Kosova, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni.
Përkushtimi i tij e ka vendosur xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës”, shkroi Hovenier.