Lajme
Alpinisti zbulon aksidentalisht një ekosistem më të vjetër se dinosaurët nën borën e Alpeve
Thellë nën shpatet me dëborë të Alpeve fshihej një surprizë prehistorike – një ekosistem më i vjetër se dinosaurët, i cili u zbulua aksidentalisht nga një alpinist teksa ngjitej në pjesën italiane të masivit më të lartë malor në Evropë, shkruan “NBC”.
Zbulimi përfshin gjurmë të ruajtura mirë të zvarranikëve dhe amfibëve që shkencëtarët thonë se kanë jetuar 280 milionë vjet më parë në periudhën Permian.
“Dinozaurët nuk kishin evoluar ende në atë kohë, por kafshët përgjegjëse për gjurmët më të mëdha të gjetura këtu ishin ende mbresëlënëse, duke arritur deri në tri metra gjatësi”, tha Cristiano Dal Sasso, paleontolog në Muzeun e Historisë Natyrore në Milano.
Fosilet u zbuluan në malet e Lombardisë në Italinë veriore pasi bora dhe akulli që i mbuloi u shkrinë si pasojë e ndryshimeve klimatike. Verën e kaluar Claudia Steffensen ishte duke ecur përgjatë një shtegu në vargmalin Valtelina Orobi kur ajo shkeli mbi një gur gri me modele të çuditshme.
“Burri im ishte para meje duke parë përpara, ndërsa unë shikoja këmbët e mia. Pashë një shkëmb, i cili ishte po aq i çuditshëm sa një copë çimento. Më pas vura re modele rrethore me vija të valëzuara. Pashë më nga afër dhe kuptova se ishin printime”, tha Stephensen për The Guardian.
E intriguar, ajo bëri disa foto dhe i ndau ato me mikun e saj dhe fotografin e natyrës Elio Della Ferrero, i cili kontaktoi Dal Sasso në muzeun e Milanos.
Dal Sasso punësoi dy specialistë, profesorin e stratigrafisë Aussini Ronchi nga Universiteti i Pavias dhe ekspertin e fosileve Lorenzo Marchetti nga Muzeu i Historisë Natyrore në Berlin.
Marchetti i tha NBC se ai ishte “i befasuar nga cilësia dhe sasia e materialit fosil” dhe se asnjë vend fosile Permian nuk është aq “i pasur”, transmeton albinfo.ch.
Ronchi tha gjithashtu se ishte “i befasuar nga sasia dhe ruajtja” e fosileve.
“Kjo është hera e parë që ne kemi parë një shumëllojshmëri të tillë të gjurmëve të kurrizit, gjurmëve jovertebrore, florës dhe fosileve të tjera”, tha Ronchi.
Verën e kaluar, Della Ferrera dhe ekipi i tij kërkimor filluan një inspektim, duke fotografuar dhe hartuar qindra gjurmë të fosilizuara përgjatë vargmalit malor. Fosilet e para u transportuan me helikopter një muaj më parë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













