Kosova
Kosovë: Rreth 700 të infektuar me zgjebe për 9 muaj
Rreth 700 persona janë infektuar me zgjebe brenda nëntë muajve të këtij viti në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fatime Kokollari, për Kosova Press. Raste të të prekurve me zgjebe janë regjistruar edhe në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.
Në Qendrën Spitalore në Tiranë nuk hospitalizohen të prekurit me zgjebe, ndërsa në QKUK, herë pas herë pacientëve u duhet të blejnë vetë barnat për kurimin nga ky parazit.
Në një prononcim për KosovaPress, Kokollari thotë se numri i të hospitalizuarve nga zgjeba këtë vit ka shënuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar.
“Personat e sëmurë me skabies janë gjithmonë prezent në vizitat ambulatore të Klinikës së Dermatologjisë. Megjithatë, statistikat tona tregojnë se sëmundja prej vitit të kaluar, sivjet është në rënie e sipër dhe diku të hospitalizuar diku 30 për qind më pak se vitin e kaluar. Ndërsa, përafërsisht vizita ambulatore në këta nëntë muajt e fundit sillet diku rreth 700 persona të infektuar, gjë që statistika është e përafërt me vitin e kaluar”, thotë Kokollari.
Dermatologia në QKUK, Fatime Kokollari, tregon se nga janari deri në shtator rreth 45 pacientë kanë qenë të hospitalizuar.
“Të hospitalizuar në Klinikën e Dermatologjisë nga skabiesi sivjet prej janarit deri në shtator kanë qenë 45 (pacientë). Ndërsa, vitin e kaluar në po të njëjtin muaj, prej janarit deri në shtator kanë qenë 62. Që i bie në përqindje diku 27 për qind më ulët është numri i hospitalizuarve sivjet krahasuar me vitin e kaluar”, tregon Kokollari.
Ndër të tjera, Kokollari tregon se për shkak të mungesës së ilaçeve në barnatoren e Dermatologjisë, herë pas here, pacientëve u duhet t’i blejnë vetë ato për t’u kuruar nga zgjeba, gjatë kohës sa ata janë të shtrirë në spital.
“Pacientët e prekur me skabies që hospitalizohen në dermatologji, iu duhet të blejnë diçka prej barnave, prej terapisë kohë pas kohe, jo gjithmonë jemi të furnizuar”, thekson Kokollari.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











