Kosova
Ekstradohet nga Kosova në Gjermani personi që mashtroi me “call-center”
Në muajin prill, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera depërtuan në një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin po përparojnë: tashmë kreu i një “call center” në Kosovë është ekstraduar në Gjermani, sipas Zyrës së Policisë Kriminale Shtetërore. Ai u kap gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ndodhet në paraburgim gjerman, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve, ai ka drejtuar një “call center” mashtrues me të paktën tre autorë të tjerë në Kosovë nga qershori i vitit 2023 deri në zhvillimin e aksionit në kuadër të operacionit “Pandora” më 18 prill.
Bëhet e ditur se viktimat në vendet gjermanishtfolëse thuhet janë shtyrë të besojnë në telefon se po thirreshin nga banka e tyre. Qëllimi ishte të bindeshin njerëzit të transferonin para në një llogari të kontrolluar nga mashtruesit. Në disa raste, të dhënat e viktimave në bankingun online ishin spiunuar më parë me një faqe interneti bankare false, raporton dpa.
32-vjeçari, si pronar i kësaj kompanie, merrte numrat e telefonit dhe të dhënat bankare të palëve të dëmtuara. Ai gjithashtu thuhet se ka rekrutuar punonjës të rinj.
Të dyshuarit e tjerë kanë punuar si operatorë telefonikë, programues për faqe interneti “phishing” dhe rekrutues të të ashtuquajturve agjentë financiarë për qendrën e thirrjeve.
Nga ky “call-center” thuhet se janë thirrur viktima në Gjermani dhe Austri në të paktën nëntë raste në periudhën nga tetori 2023 deri në shkurt 2024. Në dy raste është shkaktuar dëm rreth 30 mijë euro. Në shtatë raste të tjera, tentativat e të dyshuarve kanë dështuar, sepse të dëmtuarit ose nuk i janë përgjigjur mashtrimit ose bankat nuk i kanë kryer transferet.
Një tjetër i dyshuar 44-vjeçar, i cili mësohet se ka punuar si operator telefonik në “call center”-in e 32-vjeçarit, është ekstraduar nga Kosova në Gjermani më 17 korrik.
Mediat gjermane kanë raportuar se hetimet ishin vënë në lëvizje nga një punonjës vigjilent i bankës. Vitin e kaluar, një mashtrues kishte thirrur një grua 76-vjeçare nga Freiburgu si gjoja polic për t’i marrë paratë e saj. Kur zonja ka dashur të tërheqë 120 mijë euro nga llogaria e saj rrjedhëse, këshilltari bankar ka njoftuar policinë. Numri telefonik i bazuar në internet i mashtruesit doli të ishte një “minierë ari” për hetuesit, pasi ai çoi në një rrjet të madh qendrash thirrjesh. Zyra Shtetërore e Hetimit Kriminal të Baden-Württemberg ngriti një grup hetimor të quajtur “Pandora”, në të cilin ishin përfshirë edhe policia nga Bavaria, Saksonia dhe Berlini.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












