Lajme
Serbia dhe Hungaria nënshkruajnë deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë ujdi
Serbia dhe Hungaria e kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët politike, si dhe gjashtë marrëveshje, pas një mbledhjeje të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik mes dy vendeve të enjten në Budapest.
Ky ishte takimi i dytë i Këshillit për Bashkëpunim Strategjik të Serbisë dhe Hungarisë, pas të cilit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, nënshkruan deklaratën e përbashkët politike.
Orban tha se Serbia dhe Hungaria janë të lidhura me marrëdhënie miqësore dhe se ato e shohin një shans të ri në “realitetin e ri” në botë që është hapur pasi Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.
“Tani kemi një situatë të re në botë. Ne e quajmë këtë realitet të ri të shkaktuar nga rezultati i zgjedhjeve amerikane. Tani forcat e reja që janë shtypur deri më tani do të jenë të suksesshme”, tha Orban.
Ndërkohë, ministrat serbë dhe hungarezë i nënshkruan gjashtë marrëveshje në prani të Vuçiqit dhe Orbanit. Në mesin e tyre edhe Marrëveshja për Asistencë Juridike Ndërkombëtare në Çështjet Civile dhe Programi i Bashkëpunimit në fushën e kulturës për periudhën 2024-2027.
Para takimit të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik, Vuçiq u prit në Budapest nga kryeministri Orban në një takim dypalësh.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur në një takim në Budapest të enjten nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në prag të një seance të Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.
Vuçiq shkroi në llogarinë e vet në Instagram se Orbani dhe Qeverinë e tij “nuk janë vetëm partnerë strategjikë e politikë të Serbisë, por edhe miq të sinqertë”.
Zyra e Vuçiqit ka bërë të ditur se në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe anëtarë të qeverive, të cilët pas seancës do të nënshkruajnë një sërë dokumentesh dypalëshe.
Kjo është seanca e dytë e Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
E para u mbajt në qershor të vitit 2023 në Paliq, kur u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, si dhe një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni nafte që do ta lidhë rafinerinë e Novi Sadit me Hungarinë.
Siç është paralajmëruar, ky tubacion duhet të ndërtohet deri në vitin 2027.
Serbia dhe Hungaria bashkëpunojnë edhe në çështjen e gazit. Në korrik 2023, ata nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një kompanie të përbashkët tregtare të gazit.
Për shkak të mungesës së kapaciteteve të veta, Serbia ka marrë me qira edhe depo gazi nga Hungaria.
Vuçiqi dhe Orbani kanë theksuar vazhdimisht se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë në një “nivel të lartë dhe historik”, dhe Orban është ithtari kryesor i hyrjes së shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Në të njëjtën kohë, Serbia dhe Hungaria ruajnë marrëdhëniet e tyre edhe me Pekinin dhe Moskën, duke shkaktuar pakënaqësi në Bashkimin Evropian./REL
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion Për Fadil Halitin, ndihma erdhi tepër vonë: Ai vdiq në vendin e aksidentit. Autostrada autostrada u... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë
Jeta në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen













