Lajme
Zvicër: Mungesa e mjekëve çon në pritje të gjata për pacientët
Mungesa e personelit mjekësor të kualifikuar çon në pritje të gjata për pacientët, me një vonesë deri në një muaj nga referimi deri në fillimin e trajtimit. Hulumtimet e FMH tregojnë se shumica e mjekëve spitalorë dhe ambulatorë kanë vërejtur një rritje të kohës së pritjes, ndërkohë që është e vështirë të gjesh mjekë të rinj familjarë apo specialistë
Mungesa e personelit mjekësor të kualifikuar po rrit kohën e pritjes për pacientët: gati tre të katërtat e mjekëve e kanë vërejtur këtë prirje gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Sipas një artikulli të botuar sot në Buletinin Mjekësor të Zvicrës, 62% e mjekëve spitalorë të specializuar në kujdesin akut dhe 75% e psikiatërve spitalorë kanë bërë të njëjtin vëzhgim, transmeton albinfo.ch.
Më konkretisht, 30% e të parëve dhe 46% e këtyre të fundit deklaruan se mesatarisht kalon më shumë se një muaj nga transferimi i pacientit deri në fillimin e trajtimit.
Nga ana tjetër, 58% e mjekëve që punonin në një ordinancë ishin në gjendje të propozonin një takim maksimumi brenda një jave; një e pesta e pacientëve iu desh të prisnin më shumë se një muaj.
Në sektorin ambulator, pesha e mjekëve që shënuan rritje të kohës së pritjes është 72%. Nga ana tjetër, është shumë e vështirë të gjesh një mjek të ri familjar ose specialist: 41% e tyre deklaruan se nuk pranojnë pacientë të rinj. Sondazhi, i kryer nga instituti gfs.bern në emër të Federatës Mjekësore Zvicerane (FMH), përfshiu 1,324 mjekë spitalorë dhe 383 mjekë ambulatorë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











