Lajme
Mundësia për dhunë ditën e zgjedhjeve, Washingtoni aktivizon Gardën Kombëtare
Pas marrjes së informacioneve dhe shqetësimeve në lidhje me mundësinë e dhunës për shkak të zgjedhjeve të ditës së martë, guvernatori i shtetit të Washingtonit ka deklaruar se po aktivizon disa pjesëtarë të Gardës Kombëtare për t’i pasur në gatishmëri.
Vendi ka qenë një prej të dy vendeve ku kutitë e votimit u dogjën më herët gjatë javës, shkruan BBC.
“Duke u bazuar në informacione të përgjithshme dhe specifike si dhe shqetësime lidhur me mundësinë e dhunës apo aktiviteteve të tjera të paligjshme të lidhura me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, dua të sigurohem që jemi plotësisht të përgatitur për t’u përgjigjur”, deklaroi guvernatori, Jay Inslee, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, qindra vota u dëmtuan ose u shkatërruan nga përdorimi i një pajisjeje djegëse në kutinë e dorëzimit të votave në qytetin e Vancouverit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









