Literaturë
Frymë e pavdekshme e letrave shqipe, mbrëmje nën dritën e Ismail Kadaresë
Mbrëmja kulturore në nderim të Ismail Kadaresë mblodhi krijues dhe diplomatë në Luzern të Zvicrës

Të shtunën, më 19.102024, në bibliotekën e shoqatës humanitare “Nënë Tereza” në Luzern (Zvicër) në një atmosferë mbresëlënëse u organizua mbrëmja përkujtimore “Pas lamtumirës” (Post Mortem), kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Në këtë mbrëmje të titulluar “Kadare: e pavdekshmja letrare, si dhe nderi dhe zëri i kombit”, u përkujtua jeta dhe vepra e Kadaresë, një prej ikonave më të mëdha të letërsisë botërore dhe shqiptare.
Pas mbajtjes së një minutë heshtjeje në nderim të jetës dhe veprës së Ismail Kadaresë, zonja Hava Kurti – Krasniqi, moderatore, përshëndeti të gjithë të pranishmit.
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë anëtarë të trupit diplomatik shqiptar, si dhe një numër i madh dashamirësish të fjalës së shkruar, përfshirë shkrimtarë dhe krijues të ndryshëm shqiptarë, por edhe zviceranë.
Mbrëmjen letrare me fjalën hyrëse dhe përshëndetëse e hapi kryetari i shoqatës “Nënë Tereza”, Nue Zalli.
Këtë manifestim kulturor në emër të Ambasadës së Shqipërisë e përshëndeti diplomati Valon Gashi, kurse në emër të Ambasadës së Kosovës diplomatja Makfire Azemi. Me pjesëmarrjen e tij këtë mbrëmje e nderoi dhe e bëri edhe më madhështore Dr. don Anton Uka, misionar i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern.
Gjatë mbrëmjes u lexuan kumtesa nga shkrimtarët pjesëmarrës, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi ndikimin e jashtëzakonshëm të veprës së Kadaresë në kulturën dhe historinë shqiptare.
Me kumtesat e tyre u paraqitën shkrimtari z. Ndue Ukaj, mysafir nga Kosova, me kumtesën e tij të titulluar: “Ismail Kadare: kryqëzime letrare dhe kulturore”, shkrimtari zviceran z. Pabllo Haller me kumtesën e tij: “Den Überwachenden überwachen”, shqip “Vëzhgimi i të vëzhguarit”. Kurse shkrimtari z. Musa Jupolli, një bashkëveprues (Francë) i I. Kadaresë, paraqiti punimin e tij: Ismail Kadare në mërgim.
Veprimtari dhe kryetari i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, z. Abas Fejzullahi, prezantoj punimin e tij: Veprimtaria e Ismail Kadaresë në shërbim të kulturës dhe diplomacisë, ndërsa referuesi i fundit ishte nikoqiri i kësaj mbrëmje përkujtimore, shkrimtari z. Bardhec Berisha- Bardhi, i cili referoi me temën: „Identiteti evropian i shqiptarëve: apo rrënjët perëndimore të shqiptarëve”.
Nën tingujt e flautës, ekzekutuar nga motrat Morena dhe Puhiza Shala dhe të poezive të Kadaresë, mbrëmja u bë edhe më madhështore.
Mbrëmja kulturore u moderua me profesionalizëm nga zonja Hava Kurti – Krasniqi, duke krijuar një rrjedhë të harmonishme dhe të angazhuar të diskutimeve dhe leximeve.
Kjo mbrëmje u shqua jo vetëm për përmbajtjen e pasur kulturore, por edhe për frymën e bashkimit të komunitetit krijues dhe atij diplomatik, duke krijuar një platformë reflektimi mbi trashëgiminë e pavdekshme të Ismail Kadaresë.
Pas diskutimeve, të ftuarit u bashkuan për një apero të përbashkët, ku vazhduan bisedat në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, duke shkëmbyer ide mbi letërsinë dhe trashëgiminë kulturore, por edhe mendime të tjera të jetës së përditshme.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri