Futboll
Sylvinho, optimist para ndeshjes me Gjeorgjinë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, foli para ndeshjes me Gjeorgjinë në një konferencë me gazetarët.
“Gjeorgjia ka lojtarë shumë të mirë, secili nga lojtarët që do të futen në fushë do të ketë cilësi dhe duhet të jemi të kujdesshëm.
Kemi shpenzuar shumë energji në ndeshjen e kaluar, ishte një ndeshje e vështirë. Do jetë edhe kjo një ndeshje e vështirë, por në grupin që jemi ndodhin surpriza. Kemi lojtarë që u besojmë 100% për t’u futur në fushë”, tha trajneri brazilian, transmeton albinfo.ch.
A ndiheni në presion para kësaj ndeshje?
“Nesër duhet të marrim pikë, pasi bëhet i vështirë objektivi. Na shërben vetëm fitorja. Ata janë shumë të fortë, por dhe ne jemi ekip shumë i fortë”, u përgjigj Sylvinho.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve











