Shqipëri
“The Independent”: Shqipëria, mes pesë destinacioneve më të bukura për pushime dimërore
Keni nevojë për pushime? Përfitoni nga rënia e çmimeve të shtatorit dhe bëni një udhëtim të përballueshëm përpara Krishtlindjeve, shkruan Simon Calder në të përditshmen britanike “The Independent”.
Udhëtimi për një javë në bregdetin e Adriatikut të Shqipërisë në nëntor ofrohet me një kosto prej 160 euro për person.
Çmimet kanë filluar të bien gjatë muajit shtator – me paketat e pushimeve të disponueshme për 355 euro ose më pak.
Në vjeshtë dhe në fillim të dimrit, një arratisje në Mesdhe, Adriatik ose Atlantik do të ishte zgjedhja ideale.
Një paketë gjithëpërfshirëse në Turqi është e disponueshme për vetëm 60 euro në ditë dhe një javë në bregdetin e Shqipërisë kushton 160 euro.
Ekspertët e udhëtimeve kanë zgjedhur Shqipërinë, Greqinë, Spanjën, Turqinë dhe Portugalinë – si destinacionet e duhura për të udhëtuar për pushime – paketat e të cilave përfshijnë fluturimin, transportin dhe akomodimin.
“The Independent” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura – për të përfituar nga rënia e çmimeve të shtatorit dhe për të bërë një udhëtim të përballueshëm përpara Krishtlindjeve.
Shqipëria
Shqipëria është një nga perlat e Evropës me plazhe të pacenuara dhe bukuri natyrore.
Për pushime të lira dimërore vizitoni Shqipërinë në nëntor.
Fluturimet gjatë këtij muaji kushtojnë 36 euro me “Wizz Air” nga aeroporti i Lutonit.
Një autobus nga aeroporti i Tiranës për në qytetin bregdetar dhe resortin kryesor të Durrësit kushton 6 euro.
Qëndrimi për një javë në hotelin me katër yje “Zanzi” kushton 224 euro.
Për pushime dimërore pranë Adriatikut do të shpenzoni më pak se 24 euro në ditë, ose 160 euro për person për një javë. //a.i/
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili










