Kosova
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë kërkon t’i bëhet presion Serbisë për dorëzimin e të akuzuarve për sulmin në Banjskë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Për Ekonomia Online ajo tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që “Serbisë t’i bëhet presion që t’i dorëzojë kriminelët terroristë”.
“Ne e kemi mirëpritur aktakuzën, si Ministri e Drejtësisë kemi adresuar të gjitha përgjegjësitë në kohë reale që i kemi pasur në këtë rast, por për shkak të ndjeshmërisë, ne nuk mund të flasim për to, tani po e përcjellim këtë rast me vëmendje të madhe, sikurse ne si Qeveri, po edhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Ajo çfarë e konsideroj që është e rëndësishme që Serbia të dorëzojë kryeterroristin Rajodociq dhe po ashtu terroristët e tjerë që kanë kryer sulmin terrorist në Banjskë. Dhe, që partnerët tanë ndërkombëtarë të bëjnë presion për të jo që të kërkohet nga Kosova që të dorëzojë prova Serbisë, sepse ju e dini që i vetmi autoritet, të vetmet institucionet të cilat kanë përgjegjësinë për kompetencën për ta hetuar këtë rast dhe për ta gjykuar është Republika e Kosovës. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëhet presion që t’i dorëzojë kriminelët, terroristët dhe, në anën tjetër, gjithçka çka varet nga ne do ta adresojmë në kohë reale”, deklaroi Haxhiu.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për 45 persona, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, për veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” dhe “Shpëlarja e parave”. /EO
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












