Shqipëria
Pse shqiptarët ‘hyjnë’ në kredi
Interesi i kredisë për blerje banese zbriti në 4.1% nga 4.5% që ishte një tremujor më parë dhe poshtë mesatares prej 4.2% të vitit të kaluar
Kredia për blerjen e banesave dhe ajo për konsum kanë shfaqur përmirësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti në Shqipëri, me një rritje vjetore prej 15%, ose rreth 4 pikë përqindje më shumë se ajo e vërejtur në gjashtëmujorin e fundit të vitit 2023.
Megjithatë, dinamikat afatshkurtra midis tremujorëve në këto dy segmente kanë ndryshuar. Kredia konsumatore e filloi vitin me tendencë rritëse të shpejtë, e cila u ngadalësua në tremujorin e dytë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Kurse dinamika e portofolit të kredisë për banesa ishte e ndryshme, duke ndikuar në një rritje të balancuar të segmentit të kredisë për individë. Në fund të gjashtëmujorit të parë, kredia për banesa përbën 67.4%, rreth 1 pikë përqindje më shumë se fundi i vitit 2023, ndërsa ajo për konsum ruajti të njëjtën peshë në rreth 28.2%. Ndërkohë, kreditë e tjera përbëjnë pjesën e mbetur prej 4.4% të portofolit, lehtë më e ulët se në vitin 2023.
Normat e interesit për kreditë në lekë të individëve në pjesën e parë të vitit janë shfaqur përgjithësisht të qëndrueshme dhe me prirje të lehtë rënëse në muajt maj dhe qershor. Kjo tendencë është influencuar në një farë mase edhe nga ecuria e yield-it të bonove 12-mujore, i cili përdoret gjerësisht në indeksimin e pjesës më të madhe të kredive të kësaj kategorie. Interesi i kredisë hipotekare në euro ndërkohë është rritur këto muaj.
Ky zhvillim ka sjellë edhe zgjerimin e diferencës të interesave me kredinë në lek, që vijon të jetë në terren negativ. Interesat e kredisë në lek për individë janë ulur krahasuar me tremujorin e parë, duke iu afruar vlerave mesatare të vitit të kaluar.
Pas një fillim viti të karakterizuar nga një rritje e lehtë, kryesisht si rrjedhojë e përcjelljes së rritjes së normës bazë të interesit në muajin nëntor të vitit të kaluar, interesat e kredisë për individë kanë shfaqur prirje rënëse në muajt e fundit. Interesi mesatar për kredinë konsumatore në tremujorin e dytë rezultoi 9.5% nga respektivisht 9.7% dhe 9.6% që ishte në dy tremujorët paraardhës.
Interesi i kredisë për blerje banese zbriti në 4.1% nga 4.5% që ishte një tremujor më parë dhe poshtë mesatares prej 4.2% të vitit të kaluar. Edhe interesat për overdraft-e kanë regjistruar një rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, duke prekur nivelin e 12.4%.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











