Portrete të firmave
Garë e ngushtë mes kompanive më inovative shqiptare, kush janë të nominuarit e swissalbs
Më 7 shtator të këtij viti swissalbs do të ndajë çmimin për “Sipërmarrësin e vitit 2024”, për herë të katërt me radhë. Kjo ngjarje që do të zhvillohet në Cyrih, ndihmon në shkëmbimin e ideve dhe promovimin e mundësive të reja të biznesit.
Juria e swissalbs ka nominuar pesë kompani në sektorë të ndryshëm që kanë tërhequr vëmendjen me arritjet e tyre inovative.
Ndër ta është Spitex Dona, e themeluar nga Liridona Makica, e cila që nga themelimi në vitin 2020 ka mbi 50 punonjës. Organizata ofron shërbime të plota të kujdesit në shtëpi për pacientët, nga trajtimi mjekësor, deri te mbështetja në jetën e përditshme.
„E di se do të fitojmë, sepse jemi një kompani me mbi 50 të punësuar, të cilët përkujdesen për një kualitet sa më të mirë jetësor për njerëzit“, thotë Liridona.
E nominuara e radhës është Floriana Binaku, themeluese e “Anari Atelier”, një kompani e specializuar në modë të personalizuar. Ajo sjell përvojat e saj nga industria e modës në Paris dhe thekson: “Moda ka qenë gjithmonë pasioni im i thellë. Ajo që më shtyu të punoj më fort, të hulumtoj më thellë dhe të mësoj vazhdimisht diçka të re”.
Marka e saj është një shprehje jo vetëm e krijimtarisë, por edhe e cilësisë së lartë artizanale dhe dashurisë për detajet.
Albert Gjukaj, i njohur për krijimet e tij ekskluzive të këpucëve në “Mr. Dapper” në Cyrih, gjithashtu është nominuar për çmimin. Këpucët e tij të punuara me dorë nga lëkura e krokodilit janë të kërkuara jo vetëm në Zvicër, por edhe ndërkombëtarisht.
“Qëllimi im është të krijoj këpucë me stil dhe me cilësi të lartë. Për të ardhmen, synoj të zgjeroj dyqanin tim edhe në Amerikë, nga ku tashmë pranoj edhe shumë porosi”, shprehet ai.
Muhamet Ramiqi, bashkëthemelues i “Apriko”, ofron një shërbim inovativ online për optimizimin e biznesit duke u lehtësuar punën personelit, nga të punuarit në mënyrë manuale në atë automatike. “Apriko” përmes zgjidhjes inteligjente softwerike që ofron, u mundëson kompanive të kursejnë kohë dhe para.
“Cilësia e lartë, preciziteti, besueshmëria dhe siguria janë shenjat tona dalluese”, thotë Muhameti.
Flamur Jashari, bashkëthemelues i “Yuuniq Health Medizin”, revolucionarizon industrinë e shëndetësisë me një kombinim të të dhënave të gjakut dhe të dhënave të stilit të jetesës për vendime të personalizuara terapeutike dhe parandalimin e sëmundjeve. Kompania e tij ofron një platformë që lehtëson mjekët dhe përmirëson qasjen në mjekësinë e personalizuar.
“Mjeku i familjes mban vazhdimisht në sy vlerat dhe është pika e parë e kontaktit për mjekësinë e personalizuar. Yuuniq i mban në vëzhgim situatën shëndetësore të pacientëve të saj, në mënyrë që sëmundjet të dallohen sa më parë, e të trajtohen sa më shpejt”, thotë Flamuri.
Nominimet e këtij viti reflektojnë dukshëm në angazhimin dhe fuqizimin e bizneseve inovative shqiptare që tashmë operojnë në Zvicër. Ata veçse kanë pasuruar tregun lokal, por synojnë të njihen edhe ndërkombëtarisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












