Kosova
Kosovë: Policia në aksion, ndalohet përdorimi i trotinetëve për fëmijët nën 6 vjeç
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka mbajtur një fushë vetëdijesuese për përdorimin e trotinetëve.
Gjatë përdorimit të trotinetëve elektrikë, Policia thotë se është e rëndësishme që përdoruesit e këtyre mjeteve të njohin dhe të ndjekin disa masa të thjeshta sigurie për të garantuar një përvojë të sigurt udhëtimi.
Policia tha se të njëjtit duhet ndjekur disa këshilla dhe rregulla të rëndësishme të përcaktuara me ligjin për rregullat e trafikut rrugor
– Mosha e shoferit të trotinetit: Fëmijës më të ri se 16 vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë qiradhënësi i trotinetit elektrik nëse vepron në kundërshtim me këtë dispozitë.
– Kontrolloni pajisjen para nisjes: Sigurohuni që trotineti është në gjendje të mirë pune. Kontrolloni frenat, dritat dhe baterinë para çdo udhëtimi.-Respektoni rregullat e trafikut: Përdoruesit e trotinetëve duhet të respektojnë të gjitha rregullat e trafikut, përfshirë semaforët dhe shenjat e rrugës.
– Kujdes në zonat e ngjeshura: Përdoruesi i trotinetit elektrik gjatë drejtimit duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë. Kur udhëtoni në zona të ngjeshura të mbushura me këmbësorë, ulni shpejtësinë dhe bëni kujdes të veçantë për të mos rrezikuar të tjerët. Gjithashtu ndalohet të lëvizni krahas mjetit tjetër.-Përdorni dritat dhe reflektorët: Sigurohuni që trotineti ka drita funksionale dhe reflektorë, veçanërisht kur udhëtoni natën ose në kushte të dobëta ndriçimi.
– Mos përdorni pajisje elektronike gjatë udhëtimit: Evitoni përdorimin e telefonit ose pajisjeve të tjera elektronike gjatë drejtimit të trotinetit. Përdorimi i tyre mund të shpërqendrojë vëmendjen tuaj dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve.
– Vetëm një person në trotinet: Përdorimi i trotinetit nga më shumë se një person në të njëjtën kohë është i rrezikshëm dhe kundërshtim me ligjin.-Respektoni mjedisin: Parkoni trotinetët në vende të përcaktuara dhe mos bllokoni trotuaret ose hyrjet e ndërtesave.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













