Kosova
Si të shtoj peshë, shpejt dhe në mënyrë të shëndetshme?
Përgjithësisht, një person nënpeshë konsiderohet ai/ajo që ka një indeks të masës trupore (BMI) nën 18.5. Nëse BMI është mbi 25, personi konsiderohet mbipeshë dhe mbi 30, bëhet fjalë për obezitet. Gjithsesi duhet të keni parasysh që BMI merr në konsideratë vetëm peshën dhe gjatësinë, nuk merr parasysh masën e muskujve. Që do të thotë se disa njerëz vërtet mund të jenë të dobët, por kjo s’do të thotë që nuk janë të shëndetshëm. Pra, nëse jeni nënpeshë, pra BMI juaj është nën 18.5, nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni një problem shëndetësor.
Nëse doni të keni disa kilogramë më shumë, nuk do të thotë që të abuzoni me pijet freskuese apo ëmbëlsirat, pasi kjo nuk është e shëndetshme. Nuk janë të pakta rastet kur njerëzit me peshë normale, ose pak nënpeshë, kalojnë në diabet të tipit 2 ose përjetojnë sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore, thjesht nga abuzimi me ushqimin në përpjekje për t’u shëndoshur.
– Hani më shumë proteina: Muskuli është i përbërë nga proteina dhe pa ato, shumica e kalorive shtesë përfundojnë si yndyrë e trupit (dhjam). Ushqime të pasura me proteina janë mishi, peshku, vezët, produkte të qumështit, arrat etj.
– Hani të paktën 3 vakte të bollshme dhe hani midis vakteve: Sigurohuni të hani të paktën tri vakte në ditë dhe mundohuni që të konsumoni diçka si fruta të thata midis vakteve.
– Hani ushqime me salca dhe erëza: Një ndër gjërat më problematike të njerëzve nënpeshë është se nuk kanë oreks për ushqim dhe zakonisht e kanë të vështirë ta përfundojnë vaktin. Kështu shtoni salca dhe erëza për t’i dhënë shije. Sa më i shijshëm ushqimi, aq më shumë kalori.
– Ushqime që do t’ju japin energjin: arra, bajame, kikirikë, rrush i thatë, hurma, qumësht, kos, djathë, tërshërë, patate të ëmbla, mish pule, gjalpë kikiriku, çokollatë e zezë.
– Ushtrohuni me pesha: Në vend që kaloritë t’ju shkojnë si masa dhjamore, ushtrohuni me pesha në mënyrë që të depozitohen te muskujt. Shkoni në palestër 2-3 herë në javë dhe ngrini pesha. Niseni me pesha të lehta dhe rritini gradualisht. Nëse nuk shkoni dot në palestër, stërvituni në shtëpi.
Këshilla të tjera:
1. Mos pini ujë gjatë ngrënies.
2. Hani më shpesh.
3. Pini qumësht.
4. Hidheni ushqimin në pjata më të mëdha. Nëse përdorni pjata të vogla, automatikisht hani më pak.
5. Flini gjumë mjaftueshëm.
6. Mos pini duhan.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











