Kosova
BE-ja për Banjskën: Nga Kosova nuk kemi marrë raportin e hetimeve për sulmin
Sulmi në Banjskë, Stano: Nga Kosova nuk kemi marrë një raport të hetimeve
BE-ja edhe një herë e ka arsyetuar mosndërmarrjen e masave ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë me 24 shtator, me faktin se nga autoritetet kosovare ende nuk kanë marrë një raport për rezultatin e hetimeve të atyre sulmeve, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri duke u përgjigjur në pyetjet se pse ka masa ndaj Kosovës nga ana e BE-së, e jo edhe ndaj Serbisë, madje as pas sulmeve në Banjskë.
Stano ka thënë se BE-ja është në pritje të rezultateve të hetimeve për këtë incident, për të parë se çfarë qëndrimi të marrë. Dhe raportin për hetime, sipas tij, duhet ta bëjnë autoritetet relevante të Kosovës pasi ngjarja ka ndodhur në territorin e Kosovës.
“Menjëherë pas sulmit, në ditët, javët dhe muajt që pasuan, ne e bëmë të qartë qëndrimin tonë se çka presim si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia kur është fjala edhe për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e mundshme për këtë sulm të tmerrshëm. Nuk po flas këtu për Serbinë si shtet, por për palën serbe. E gjithë kjo do të duhej të jetë pjesë e hetimit, gjetjet e së cilit shpresojmë se do të përfshihen në raportin përfundimtar të hetimit, i cili ende nuk ka përfunduar, ose të paktën nuk është ndarë me ne deri në këtë fazë”, ka thënë Stano.
Bashkimi Evropian ka përsëritur disa herë se nga Kosova s’ka marrë raport për hetimet e kryera. Një raport BE-së ia kishte dërguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, por ky nuk ishte konsideruar si raport i autoriteteve relevante profesionale, pasi vinte nga një trup politik.
BE-ja ka kërkuar disa herë që përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku të nxirren para drejtësisë, por një gjë e tillë s’ka ndodhur në Serbi, ku besohet se gjenden kryerësit e sulmit.
Ky institucion evropian, edhe mungesën e masave ndaj Serbisë e ka arsyetuar me lëshime të Kosovës që të përpilojë dhe të dorëzojë raportin hetimor të asaj që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e kishte quajtur “terrorist” sulmin në Banjskë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












