Kosova
Kosova, partneri kryesor i Shqipërisë për eksportet në rajon
Referuar të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, në muajin maj të këtij viti Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën rreth 10.5 për qind të volumit tregtar, ku përfshihen importet dhe eksportet, përcjell albinfo.ch.
Teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv me +2.7 miliardë lekë [26.5 milionë euro], ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar me -645 milionë lekë. Me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën, Shqipëria rezulton me suficit tregtar.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, me të cilat shkëmbeu respektivisht 3.8 miliardë lekë dhe 1.3 miliardë lekë, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 30.1 për qind në Bosnjë e Hercegovinë, 35.2% në Malin e Zi dhe 11.2% në Serbi.
Sa u përket importeve në vlerë, Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet vetëm me Kosovën, nga i cili morëm 1.15 miliardë lekë mallra ose 9.1 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa me vendet e tjera vlera e importeve ka shënuar rënie nga 11.4 për qind me Malin e Zi deri në 32.9 për qind me Serbinë. Ndërsa lidhur me importet në vlerë rezulton se Serbia është burimi kryesor për vendin tonë, pasi vetëm në muajin maj të vitit aktual importuam 1.8 miliardë lekë mallra.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









