Kosova
Rakiq dënohet me tre muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë
Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me tre muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë Goran Rakiqin, i cili akuzohej se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë, përcjell albinfo.ch.
Aktgjykimi në fjalë u shpall të mërkurën nga gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, pasi që paraprakisht gjykata aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim prej 3 muajve nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari Rakiq nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.
Ndërsa, dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë euro i akuzuari Rakiq obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh, pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
Sipas aktgjykimit, nëse i njëjti nuk mund të paguajë dënimin me gjobë, atëherë ky dënim do të zëvendësohet në dënim me burgim, duke iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.
Po ashtu, i akuzuari Rakiq është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale për aq sa do të llogariten nga gjykata dhe atë shumën prej 100 euro për paushallin gjyqësor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










