Kosova
Presidentja Osmani në Zvicër: I tregova botës rrëfimin e popullit të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka publikuar një video me përmbledhje nga pjesëmarrja e saj në Samitin për Paqe që është mbajtur në Zvicër.
Presidentja përgjatë qëndrimit atje ka zhvilluar disa takime me liderë të ndryshëm botërorë.
Ajo po ashtu pati edhe një bashkëbisedim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”,shkroi ajo.
Dje presidentja Osmani ka takuar edhe kryeministrin holandez, Mark Rutte, me të cilin tha se diskutoi për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












