Kosova
Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë kujton 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, i ka falënderuar ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë gjatë këtyre 25 vjetëve në kuadër të misionit të KFOR-it.
Nëpërmjet një shkrimi të Bundeswehr bëhet e ditur se ushtria e Gjermanisë është e pranishme nga 12 qershorit 1999-të.
Në shkrim thuhet se edhe pas 25 vjet pas përfundimit të luftës, situata siç e ka theksuar KFOR-i vazhdimisht, mbetet fragjile.
“Para agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, ushtria gjermane, thuhet në këtë shkrim, është përballur me një pikë kthese të ngjajshme. Në fund të viteve 90-ta, lufta në Kosovë u përkeqësua”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.
Pasi të gjitha përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore kishin dështuar për shkak të rezistencës nga Jugosllavia dhe Rusia, dëbimet, masakrat dhe mizoritë më në fund duhej të ndaleshin.
Më 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore me misionin e Forcave Aleate për të detyruar regjimin e Millosheviqit të dorëzohej.
Aty, përmenden edhe tensionet e vitit 2023.
Në këtë artikull theksohet se prezenca e një ushtrie ndërkombëtare efektive është ende e nevojshme.
“Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë gjithashtu mirëpresin vazhdimin e Forcës së KFOR-it të Kosovës, prandaj Bundeswehr-i do të vazhdojë misionin e tij.” – thuhet tutje.
Tutje, shkruan se qëllimi afatgjatë mbetet që përgjegjësia për sigurinë t’u dorëzohet institucioneve të sigurisë kosovare.
“Me ndihmën e Bundeswehr-it, kjo mund të arrihet” thuhet në fund.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











