Lajme
Komuna e Malishevës dhe Moudonit tashmë kanë hapur një portë të re bashkëpunimi
Gzim Rama, politikani i suksesshëm në Moudon të Zvicrës
Shumë shqiptarë tashmë janë storje suksessi në fushën e politikës në Zvicër. Kësaj fushe i bashkohet edhe mërgimtari shqiptar Gzim Rama, , kryetar i Kuvendit të qytetit Moudo, shkruan albinfo.ch.
Gzimi është një shembull i mirë i një politikani të suksesshëm me prejardhje shqiptare, që u shërben të gjithëve pa dallim, duke mos lënë anash për asnjë moment mbi 10% të komunitetit shqiptar që jetojnë aty.
Për një vizitë zyrtare, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me kryesuesin Argjend Thaçi, janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Moudos, shqiptarin Gzim Rama.
Kastrati tregon se së bashku diskutuan rreth praktikave më të mira përmes të cilave Komuna e Moudonit qeveriset dhe u shërben qytetarëve të saj.
“Komuna e Malishevës dhe Moudonit tashmë kanë hapur një portë të re të bashkëpunimit, të cilën sigurisht që do ta zgjerojmë edhe më shumë në të ardhmen, për faktin se aty kemi edhe një komunitet shqiptar të fuqishëm e që punojnë shumë, dhe shëmbulli më i mirë është bashkëvendësi ynë, Alban Kastrati, dhe shumë malishevas të tjerë”, shprehet Kastrati. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













