Kosova
Gërvalla: Kemi dallime me Osmanin, s’është nevoja të pajtohemi 100%
Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se raportet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, janë të mira, pavarësisht moskoordinimit rreth letrës në Këshill të Evropës, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, mund të ketë dallime me presidenten Osmani, pasi siç konsideron, nuk ka nevojë që gjithmonë krerët e shtetit të pajtohen 100 për qind për të gjitha temat. Megjithatë, ajo thekson se të gjitha dallimet janë të tejkalueshme dhe se një gjë e tillë është normale për një vend demokratik.
Gërvalla thotë se moskoordinimi me Osmanin për letrën e dërguar në Këshill të Evropës, pak kohë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, është bërë për shkaqe objektive dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër, në mënyrë që të shfrytëzohet mundësia e fundit për anëtarësim në Këshill të Evropës. Sipas saj, për dërgimin e letrës ka pasur koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Ne raportet me presidenten e Republikës gjithnjë i kemi pasur të mira dhe nuk kam asnjë arsyeje të mendoj që ka një ndryshim në raportet tona. Unë jam e mendimit që nuk kemi nevojë gjithmonë të gjithë të pajtohemi 100 për qind për të gjitha temat. Natyrisht se si persona që bartim përgjegjësitë tona në fusha të ndryshme, për procese të ndryshme, nganjëherë kemi edhe mendime të ndryshme, kjo në raport me presidenten, por edhe me institucionet tjera. Mirëpo mendoj që institucionet të përgjegjshme dhe aty ku kemi dallime nganjëherë në qasjen tonë ndaj disa temave, ne gjithmonë e gjejmë një rrugëdalje dhe gjuhë të përbashkët, dhe asnjë arsyeje nuk kam të besoj se në këtë rast do duhej të ishte ndryshme”, tha Gërvalla.
Donika Gërvalla, thotë se qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Sipas saj, Kosova nuk mund të dërgojë draftin e Miroslav Lajçakut për asociacionin në Gjykatën Kushtetuese si pjesë të ndarë nga marrëveshja e arritur vitin e kaluar, por vetëm si pjesë e pakos që parasheh edhe planin e detajuar të implementimit.
Gërvalla e konsideron të domosdoshme që strukturat e reja të Bashkimit Evropian të kenë qasje ndryshe dhe të balancuar, siç thotë nga dialogu i dështuar i Lajçak-ut.
Kryediplomatja Gërvalla thotë se drafti i asociacionit në formën aktuale, i shkëputur nga pakoja e Brukselit, nuk mund të procedohet, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe kushteve që mund të jenë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Si zgjidhje të duhur ajo e konsideron mundësinë që BE këtë draft ta dërgojë në Komisionin e Venecias për vlerësim. Megjithatë, ajo thotë se janë të gatshëm të ulen me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në mënyrë që qeveria të hartojë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ne nuk e injorojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ai Asociacion me ato të drejta të fuqishme që i ka dhënë marrëveshja e vitit 2013-2015 me këtë qeverisje nuk mund të realizohet. Kjo ka qenë arsyeja që më vonë na ka ardhur një draft i ri i prezantuar nga BE-ja. Mirëpo, ne edhe me draftin e ri të BE-së e kemi parë që me Serbinë gjatë bisedave bilaterale në Bruksel nuk kemi arritur sukses. Ne nuk mund të aplikojmë diçka, e cila është e paraparë në Bruksel si pjesë e marrëveshjes në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nëse Serbia e refuzon. Ai i cili sot quhet drafti i Lajçak, është gjithashtu e pamundur që institucionet tona të bëjnë çfarëdo që të jetë me atë draft. Ai është pjesë e një pakoje që parasheh marrëveshjen bazë, planin e implementimit dhe draftin e Lajçakut”, thotë Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme kërkon nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës që të marrin parasysh propozimin e Kosovës për hartimin e një draft-statutit të asociacionit.
Mirëpo ajo shton se pas kësaj mosgatishmërie të aleatëve të Kosovës për të trajtuar këtë temë, tashmë as qeveria s’ka optimizëm për t’i hyrë kësaj rruge. Siç vlerëson ajo, nëse oferta e palës kosovare nuk merret parasysh, atëherë ajo nuk mund të jetë përjetësisht aty.
“Nuk mund të dërgojmë atë draft, pasi e para, draftet nuk dërgohen në Gjykatë Kushtetuese. Draftet duhet të kalojnë në disa etapa para se të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese. Ky draft në këtë formë siç është i shkëputur nga pakoja në Bruksel nuk mund të procedohet nga qeveria asnjë hap. Jo vetëm që nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, por nuk mund t’u nënshtrohet proceseve të tjera, pasi ky është pjesë e një pakoje, të cilën ne nuk jemi të gatshëm të shkëpusim. Çfarë kemi thënë ne, iu kemi propozuar partnerëve tanë që nëse ata konsiderojnë se me Serbinë në formë bilaterale mund të arrijmë sukses. Atëherë ne si qeveri e përgjegjshme kemi treguar gatishmërinë tonë që të ulemi me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dhe të hartojmë një dokument, i cili respekton rendin tonë kushtetues, por të njëjtën kohë plotëson disa nga kërkesat e komunitetit serb në Kosovë. Mirëpo, për këtë propozim tonin ende nuk kemi hasur në gatishmërinë e partnerëve tanë”, deklaron Gërvalla.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










