Kosova
Kurti sërish shprehet i hapur për zgjedhje të parakohshme
“Në vjeshtë ose në dimër”, Kurti ende i gatshëm për zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Kurti tha se zgjedhjet parlamentare do të mund të mbahen në vjeshtë ose dimër, varësisht nëse do të mund të dakordohen me opozitën.
“Kosova është gjithmonë gati (për zgjedhje) për shkak që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion profesional edhe i pavarur. Mirëpo, përderisa për zgjedhjet lokale dihet që afati është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, për zgjedhjet parlamentare kjo do të jetë më herët, do të mund të jenë në vjeshtë ose në dimër, varësisht se a do të mund të ketë ndonjë herë ndonjë dakordim me opozitën aktuale që të bëhet caktimi i muajit për zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Kurti.
Ai tha se ky dakordim nuk u arrit për në këtë pranverë, e mbetet të shihet se çka do të sjellë vjeshta e dimri, duke shtuar se kishte shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje meqë është në vitin e fundit të mandatit dhe për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Unë tashmë ndodhem në vitin e fundit të këtij mandati dhe kanë ngelur më pak se dhjetë muaj, andaj edhe pata shprehur gatishmërinë time që në njërën anë t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë të rëndësishme pavarësisht partive politike, dhe në anën tjetër, të caktojmë datën që do të ishte e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme. Nuk u bë në këtë pranverë, ta shohim çka do të sjellë vjeshta e dimri”, ka deklaruar Kurti në një intervistë.
Ndryshe, marrëveshjet ndërkombëtare janë votuar tashmë, pas takimit që kishte zhvilluar Kurti me keun e PDK’së, Memli Krasniqin.
Kurti kishte deklaruar se është i gatshëm të ofrojë votat e VV-së për shpërndarjen e Kuvendit vetëm nëse për këtë gjë pajtohet të gjitha partitë opozitare. LDK dhe AAK kanë dalë kundër, pasi që kanë kërkuar fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Kurti, në mënyrë që pastaj vendi të shkojë në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











