Kosova
Lajçaku do ta vazhdojë rolin e lehtësuesit derisa të emërohet pasardhësi i tij
BE në kërkim të opsioneve për dialogun, pas largimit të Lajçakut
Në BE ka presion që pasardhësin e Lajçakut ta emërojë pasardhësi i Josep Borrellit në postin e përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Pasi kjo kërkon kohë, Lajlçakut do t’i zgjatet mandati derisa të emërohet pasardhësi i tij, në mënyrë që të mos ketë vakum. Ndër emrat që përmenden janë: ish-ministri i Finlandës, Pekka Havisto dhe diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen.
Edhe pse është emëruar si ambasador i BE-së në Zvicër, ku duhet të nisë mandatin nga 1 shtatori i këtij viti, Miroslav Lajçakut mund t’i zgjatet mandati i lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë edhe për një kohë, në mënyrë që të mos ketë zbrazëtirë në këtë funksion. Këtë ia kanë thënë KOHËS burimet diplomatike të BE-së në Bruksel, duke konfirmuar se edhe zgjedhja e pasardhësit të Lajçakut do të duhet të presë përfundimin e procedurave të zgjedhjes së udhëheqësve të rinj në institucionet e Bashkimit Evropian, që do të pasojë pas përfundimit të zgjedhjeve evropiane që do të zhvillohen nga e enjtja deri të dielën këtë javë.
Në BE presin që pasardhësin e Lajçakut ta emërojë pasardhësi i Josep Borrellit në postin e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Pasi kjo kërkon kohë, Lajçakut do t’i zgjatet mandati derisa të emërohet pasardhësi i tij, në mënyrë që të mos ketë vakum. Ndër emrat që përmenden janë ish-ministri i Finlandës, Pekka Havisto, dhe diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen. Që të dy kanë përvojë nga rajoni, sepse kanë shërbyer edhe në misionet ndërkombëtare nga Kosova deri në Bosnjë- Hercegovinë. Por në këtë moment, thonë diplomatët evropianë, është herët për të parashikuar se kush do të jetë në atë postë pasi për këtë duhet të vendosë shefi i ardhshëm i diplomacisë së përbashkët të BE-së, i cili do ta zëvendësojë Borrellin.
Diplomatët në BE vlerësojnë se nuk janë të kënaqur me rrjedhën e deritashme të dialogut, por për dështime fajin ua hedhin “palëve”, më saktësisht Kosovës dhe Serbisë, për shkak se vlerësojnë se “nuk kanë dëshmuar gatishmëri dhe sinqeritet që të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e obligimeve nga dialogu”.
Kur Lajçak ishte emëruar në këtë post para më shumë se katër vjetësh ai synonte që “brenda disa muajsh e jo vitesh” të arrinte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve. Por në vend të kësaj procesi i dialogut pati shumë ngecje, u krijuan shumë kriza dhe në fund u improvizua një marrëveshje e emërtuar si “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve”. Madje edhe rreth kësaj marrëveshjeje mbeten të hapura dilemat nëse ajo vërtet ekziston apo jo. Pasi Serbia refuzoi ta nënshkruajë, BE-ja pretendoi se ajo, përmes komunikatës publike nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u bë obliguese për palët.
Obligimet për zbatimin e saj në rastin e Serbisë janë bërë edhe kusht në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Por Serbia disa herë, edhe me deklarata gojore edhe me letra dërguar BE-së, është shprehur se nuk do t’i zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, e as anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Pra, Serbia nuk do të zbatojë pjesët që për Kosovën janë më të rëndësishmet. BE-ja në anën tjetër ka qortuar Kosovën për refuzimin që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, pasi edhe BE-ja edhe SHBA-ja e quajnë këtë si një obligim të Kosovës.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













