Lajme
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?
Mësohet se një grua me origjinë nga Çikago është nga të fundit që kanë bërë një hap interesant, përcjell albinfo.ch.
Ajo është nga të fundit që ka vendosur të blejë një shtëpi në Itali, çmimi i së cilës nuk e kalon shumën 1 euro.
Megjithatë, asaj iu desh të shpenzonte mijëra euro të tjera, për ta transformuar atë në shtëpinë e saj të ëndrrave prej 450,000 eurosh.
Meredith Tabbone, 45 vjeçe, vendosi të bënte ofertë për një shtëpi një euro pasi shoqja e saj i dërgoi një artikull në lidhje me skemën.
Skema evropiane e shtëpive do të thotë që njerëzit në mbarë botën mund të blejnë shtëpi për një euro të vetme, që është shumë larg nga çmimi mesatar i shitur prej 724,780 funtesh £ (rreth 850,000 euro) për një pronë në Londër sipas Zoopla.
Por nuk është vetëm vendlindja e makaronave dhe picave ku është e disponueshme skema; shtëpitë në Francë dhe Kroaci më parë janë hedhur në treg për 1 euro ose më pak, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por pse vende si Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 €?
Ka një arsye pse vendet evropiane po shesin shtëpi për kaq pak para.
Në Saint-Amand-Montrond, një komunë në Francë, kjo është për shkak se qyteti po përpiqet të tërheqë më shumë banorë të përhershëm.
Aktualisht, pak më shumë se 9,000 njerëz jetojnë aty, kështu që është relativisht e qetë.
Ka pasur raste të ngjashme në Itali, ku vende si Taranto, Pettineo, Pratola Pelinga, Sant’Elia a Pianisi dhe Sambuca di Sicilia kanë ofruar skema të blerjes së shtëpive prej 1 € gjatë viteve të fundit.
Arsyet janë të njëjta si në Francë: të inkurajohen njerëzit, veçanërisht brezat e rinj, në zonën lokale “për të stabilizuar popullsinë”.
Dhe pavarësisht çmimit të ulët për blerje, aty ekzistojnë disa rregulla, të cilat mund të ndryshojnë midis qyteteve.
Por siç u pa me një skemë të fundit në Mussomeli në Sicili, Itali, blerësit duhej: të demonstronin aftësinë për të mbështetur shpenzimet për rinovimin e pronës; përgatitja e një projekti për rinovimin brenda një viti nga blerja; të fillojë punën brenda dy muajve nga lëshimi i lejes së ndërtimit; dhe të ofrojë një depozitë prej rreth 6 mijë euro që do ta humbnin nëse puna nuk do të vazhdonte brenda periudhës kohore trevjeçare.
Veç kësaj, meqenëse skema synon të tërheqë më shumë banorë të përhershëm, ideja është që ju do të kaloni pjesën më të madhe të kohës aty duke u integruar me komunitetin lokal.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç













