Kosova
Gërvalla: Një luftë tjetër në Ballkan, do të ishte e mirëpritur nga Rusia
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia mund të ndezë tensionet në Ballkani dhe të krijojë luftë të re që Perëndimi të mos e ketë fokusin në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë të mërkurën për “NatSec Daily”, Gërvalla paralajmëroi se ambiciet territoriale të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk ndalen në kufirin ukrainas.
Sipas ministres, fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të siguronte stabilitet për një kohë të gjatë edhe në “Ballkanin e trazuar”.
“Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme. Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur nga Rusia”, ka thënë ajo.
Kosova në veçanti është objektiv joshës për Putinin, siç thotë Gërvalla, sepse prosperiteti i vendit minon argumentin e tij se Perëndimi nuk mund të ndihmojë vendet e ish-bllokut lindor.
“Putini flet çdo javë për Kosovën. Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është histori suksesi e Perëndimit, histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është histori suksesi e NATO-s, histori suksesi e vendeve evropiane”, ka deklaruar ajo.
Paralajmërimi i Gërvallës vjen në kohën kur shtetet e tjera evropiane kanë shprehur publikisht shqetësimet për agresionin në rritje të Putinit. Javën e kaluar, Suedia ka thënë se presidenti rus po synon ishullin e rëndësishëm strategjik baltik të Gotlandit. Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, paralajmëroi se Rusia tashmë po sulmon fqinjët, duke përdorur taktika hibride. Dhe, Bashkimi Evropian dënoi gjithashtu Rusinë për heqjen e bovave që përcaktojnë kufirin lumor me Estoninë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












