Kosova
Osmani, për trazirat e 29 majit: Mosndëshkimi duhet të marrë fund
Osmani për 1-vjetorin e sulmit në veri: U bë me urdhra të Vuçiqit, mosndëshkimi i ka inkurajuar për agresionin në Banjskë
Së fundmi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se autorët e protestave të dhunshme të 29 majit duhet të mbahen përgjegjës, përcjell albinfo.ch.
Një vit pas protestave në kundërshtim të vendosjes së kryetarit të Zveçanit në zyrë, Osmani ka thënë se grupet serbe të krimit të organizuar kryen sulmet mbi policët e ushtarët e KFOR-it përmes urdhrave politikë nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Autorët, të cilët ende enden të lirë nëpër Serbi dhe mbrohen nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbahen përgjegjës. Mosndëshkrimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë nga akti i agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, ka shkruar ajo në X.
Osmani ka shtuar se sulmuesit dhe ata që dhanë urdhra dihen qartë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












