Lajme
Rritje rekorde e çmimit të arit
Çmimi i arit është rritur në nivel rekord këto ditë, dhe tregtohet në bursa 2500 dollarë për onz. Të njëjtin trend ka shënuar edhe argjendi, i cili kushton 31.7 dollarë për onz.
Çmimet e arit janë rritur në nivelet më të larta rekord, me shifrat që ka shënuar një kulm të ri prej 2450 dollarë për onz këtë javë. Edhe argjendi arriti nivelet më të larta shumëvjeçare në fillim të javës së kaluar.
Çmimet e metalit të verdhë kanë ruajtur vrullin e tyre rritës, edhe pse dollari amerikan është luhatur në tregje.
Kina është sot blerësi më i madh i lingotave të arit dhe argjendit, pasi vendi kaloi Indinë në vitin 2023, në tregun e bizhuterive.
Konsumatorët kinezë u renditën në krye, pasi blenë 603 tonë ar vitin e kaluar, me rritje10% nga viti 2022.
Analistët në SHBA parashikojnë shtrenjtim të mëtejshëm gjatë këtij viti, me çmimin që mund të arrijë deri në 3000 dollarë për onz.
Edhe argjendi u rrit mbi 31 dollarë për onz në nivelin më të lartë të një dekade, mes rritjes së interesit të investitorëve dhe sfidave të ofertës.
Aktualisht argjendi tregtohet me 31.7 dollarë për onz. Argjendi përdoret gjerësisht për qëllime industriale dhe zakonisht inkorporohet në prodhimin e automobilave, paneleve diellore, bizhuterive dhe elektronikës.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












