Kosova
Në Hagë e vazhdon dëshminë diplomati austriak
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Bëhet e ditur se në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i 68-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jan Kickert, i cilit të martën e ka filluar dëshminë, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta, përcjell albinfo.ch.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmitari Jan Kickert ka theksuar se përmes rrugëve të tyre të inteligjencës kishin kuptuar planin “Patkoi” të presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, për dëbimin e shqiptarëve nga Kosovë.
“Ne morëm vesh që forcat jugosllave do të dëbonin shqiptarët drejt vendeve fqinje, drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë në formën e patkoit nga qendra drejt periferisë dhe më pastaj drejt vendeve fqinje. Unë këtë informacion e kam marrë nga atasheu ynë ushtarak”, tha dëshmitari.
Ndërsa, duke u fokusuar në periudhën e pasluftës, dëshmitarit iu vendos një video e Hashim Thaçit në të cilën thoshte se nuk do të lejojnë anarki dhe frymë të jotolerancës në Kosovë si dhe ata do të respektojnë rregullat dhe rendin demokratik.
Dëshmitari ka theksuar se ishte në dijeni për qëndrimin e Thaçit dhe politikat e tij që etnitë e tjera të jetojnë në Kosovë. Ai gjithashtu, pohoi se Thaçi kishte tentuar që të shkojë të takohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me civilët serbë për t’i bindur ata që të qëndrojnë në Kosovë.
Më pas shkurtimisht, dëshmitari u mor në pyetje nga mbrojtja e Veselit, përmes avokatit Ben Emmerson, i cili e pyeti lidhur me datat se kur ishte takuar diplomati amerikan me të akuzuarin gjatë periudhës së luftës.
Kurse, në pyetjet e mbrojtjes së Selimit përmes avokatit Geoffrey Robert, dëshmitari ka thënë se në vitin 1999 UÇK-ja ishte më e strukturuar se në vitin 1998.
Dëshmitari të martën e mohoj të ketë dëgjuar për formimin e Gjykatës Ushtarake në UÇK dhe obligimin e Thaçit për mbikëqyrjen e saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











