Kosova
Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit që Kosova të shkojë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur dje Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar për situatën politike në vend. Ai ka kritikuar qeverinë Kurti, ku kërkoi edhe dorëheqjen e saj që vendi të shkojë pastaj në zgjedhje, përcjell albinfo.ch.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, kreu i LDK-së ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, njofton RTK. Abdixhiku ka deklaruar se qytetarëve u kanë mjaftuar tre vjet për ta kuptuar paaftësinë fundamentale të kësaj qeverie.
Ai tha se shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshore të fatit të popullistëve. “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e pa perspektivë. Sot teksa qëndrojmë këtu në një udhëkryq kritik të vendit shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshoren e fatit të popullistëve. Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, kjo Qeveri nuk ka lënë asnjë shenjë në asnjë fushë. “Sot është moment reflektimi. Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje.LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshme dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërja”, ka thënë Abdixhiku.
Ai pati edhe një mesazh për PDK-në që kishte pranuar të takohet me kryeministrin Kurti ditë më parë.
Abdixhiku gjithashtu tregoi edhe për hapat që do t’i ndërmarrë kjo parti në vazhdim nëse vijnë në pushtet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












