Kosova
Shtyhet debati për tre vjet qeverisje të Kurtit
Debati në Kuvend për tre vjet qeverisje të Albin Kurtit është shtyrë në mungesë të deputetëve, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në sallë janë vetëm 40 deputetë.
“Pritëm boll, rreth 40 minuta. E ndërprejmë këtë seancë dhe merrmi vesh për një datë tjetër”, tha Konjufca.
Ndërkaq, nga AAK, të cilët kanë thirrur këtë debat, thanë se në dakordim me partitë e tjera do të vendosin për datën kur do të thirret seanca.
“Grupi parlamentar i AAK-së tash e tre muaj ka vendosur një kërkesë për debat për tre vjet të qeverisjes Kurti. Në diskutim edhe me grupet parlamentare, edhe në mungesë të deputetëve, një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë në mes të opozitës dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhte pa dakordim të plotë dhe pjesëmarrje të të gjithë deputetëve. Andaj në dakordim edhe me grupet e tjera parlamentare, po e shtyjmë këtë debat. Në kryesi vendosim për datën”, tha Besnik Tahiri nga AAK.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte paralajmëruar një projekt-rezolutë, përmes së cilës do të kërkonte dorëheqjen e Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit.
“Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkimin e saj”, dhe pas dorëheqjes apo shkarkimit, të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, thuhet në rezolutën e AAK-së.
Partitë opozitare kanë kritikuar qeverisjen e Kurtit në këto tre vjet, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por PDK, LDK dhe AAK nuk po pajtohen për mënyrën se si do të ndodhë kjo.
Derisa Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që Kuvendi të shpërndahet, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkesë tjetër, atë të dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mbrëmë tha se partia që ai drejton ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













