Kosova
Kuvendi i Kosovës i miratoi të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare
U miratuan të 13-të marrëveshjet ndërkombëtare të aprovuara nga Qeveria e Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të mbetura nga seanca e kaluar, me ndihmën e votave të opozitës, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se marrëveshja e parë që u miratua ishte ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.
Këtë projektligj e prezantoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Vitia tha se kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë në shtetin pritës të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë.
“Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion, për të cilin janë kualiifikuar në shtetin amë dhe të realizojnë këtë në kushte jo më të pavaforshme se sa qytetarët në shtetin pritës”, deklaroi Vitia.
Në momentin e votimit, në sallë ishin 95 deputetë.
“Vetëm dy deputetë nuk votuan. Me 93 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim. Kuvendi e miratoi këtë marrëveshje ndërkombëtare”, deklaroi Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Projektligji tjetër ishte ai për për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1, që u prezantua nga ministri Hekuran Murati.
“Më saktësisht, çfarë bëhet këtu është një dakordim i arritur në kuadër të Bordit të BERZH-it, i cili ka paraparë që dy nene të ndryshohen në mënyrë që të bëhet zgjerimi i aktivitetit të BERZH-it edhe në disa shtete të Afrikës Sub-sahariane dhe po ashtu që t’i jepet mundësia Bordit drejtues që t’i përcaktojë limitet e kapitalit në mënyrë që kjo të krijojë fleksibilitet më të madh”, sqaroi Murati.
Në shqyrtim është ende është projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.
Për qëllimin e këtij projekti, foli ministri Murati.
“Republika e Kosovës, përkundër që nuk jemi anëtar në Këshillin e Evropës, raporte tashmë kemi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe në kuadër të thellimit të këtij raporti kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e fundit, pra që është për financimin e projektit për “Banimin social adekuat”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të banimit social në Kosovë dhe ngritja e numrit të njësive të banimit në vend. Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social, kjo të bëhet duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera”, deklaroi Murati.
Lidhur me këtë marrëveshje, sqarime kërkoi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.
“Për mua ka shumë rëndësi ta kuptoj se në bazë të cilave kritere do të bëhet përzgjedhja e familjeve, në cfarë mënyre do të kooperohet me komunat të cilat do të jenë bartëse qoftë të procesit të ndërtimit në situata të caktuara ose menaxhimit të stokut të këtyre banesave në një të ardhme kur ato ndërtohen, kur krejt këto kritere i përcakton Ligji për Banimin Social”, tha Hoxha.
Edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ngriti shqetësime për këtë marrëveshje.
“Problemi kryesor me këtë marrëveshje është kohëzgjatja nga momenti që është iniciuar e deri tash… Janë humbur të gjitha afatet kohore për këtë marrëveshje…”, tha deputeti Hoti.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












