Kosova
Lansohet platforma E-Komunat, Kurti: Tash, qytetari bëhet pjesë aktive e vendimmarrjes
Qeveria e Kosovës sot e ka lansuar platformën E-Komunat në kuadër të platformës E-Kosova.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se shërbimet e reja në kuadër të platformës E-Komunat e rrisin intereaksionin në mes të organeve komunale dhe qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
“Këto shërbime rrisin intereaksionin në mes të organeve komunale dhe qytetare, duke e bërë qytetarin pjesë aktive të vendimmarrjes dhe duke bërë që ai të jetë i njoftuar në kohë reale për zhvillimet përkatëse në komunën e tij”, tha Kurti.
Në E-Komunat qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin drejtpërdrejt mbledhjet e asambleve komunale, të raportojnë problemet në komunat përkatëse, të komunikojnë me zyrtarin komunal, të iniciojnë dhe të kontribuojnë në debatet publike, të marrin informacione mbi komunat dhe të shohin pasurinë e zyrtarëve komunalë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












