Kosova
Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën
Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka thënë se është çmenduri të ndalohet progresi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.
Kur sot mblidhet Komiteti i Ministrave të KiE-së, ku Kosova nuk është në agjendë, Knaus ka theksuar se ministrat e jashtëm duhet të caktojnë një datë për takim të jashtëzakonshëm për Kosovën.
“Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet ta caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda javësh, që të votohet për aplikimin e Kosovës sapo të ecë në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo do t’i çonte sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është e qëndrueshme dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, ka shkruar ai në platformën X.
Knaus e ka quajtur “fatale për ministrat e jashtëm” nëse sot, më 17 maj, injorojnë “formulën e Ahtisaarit për paqe, rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar ai, duke shtuar aty edhe propozimin e Qeverisë së Kosovës – për të cilin ka thënë se është shumë i mirë – për çështjen e Asociacionit të lidhur me anëtarësimin në Këshill.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të enjten e ka dorëzuar në Këshillin e Evropës një letër me zotimin se Kosova merr përgjegjësinë që të hartojë dokumentin e formimit të Asociacionit, e që atë ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
Pas votimit në Asamblenë Parlamentare, Kosovës i është kërkuar dërgimi i draftstatutit të Bashkimit Evropian në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. Një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se procesi i anëtarësimit në KiE nuk duhet të përzihet me atë të dialogut.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












