Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi nga vizita e saj në shtetin e Danimarkës, ku po merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, meqë rast shihet duke valuar edhe flamuri i Kosovës në palamentin danez, transmeton albinfo.ch.
Për nder të vizitës së Presidentes Vjosa Osmani, flamuri i Republikës së Kosovës valon në Parlamentin e Danimarkës, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës së Kosovës.