Kosova
Scholz i rikujton Serbisë obligimin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në njoftimin e Qeverisë së Gjermanisë thuhet se temë e diskutimit ishte statusi i marrëdhënieve dypalëshe, duke theksuar interesin e tyre të përbashkët, si dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Scholz theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai, gjithashtu, ia bëri me dije angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë federale, Steffen Hebestreit.
Bëhet e ditur se Scholz edhe Vuçiq ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të qëndrojnë në kontakt.
“Kancelari dhe presidenti serb shkëmbyen mendime për statusin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nënvizuan interesin e tyre të përbashkët për bashkëpunim konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë










