Kosova
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës u prit në vizitë pune në Parlamentin e Austrisë
Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, bashkë me nënkryetaren e KKK- së për Austri, Dr. Lumnije Kqiku, kanë vizituar Parlamentin e Austrisë, ku janë pritur nga deputetë të këtij institucioni.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimin mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Parlamentit të Austrisë dhe shtetit austriak në projekte të ndryshme shkencore dhe të forcimit të organizatës së kirurgëve
Ky takim pune ishte i organizuar me kërkesën e deputetit austriak dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Andreas Minnich. Në këtë takim mori pjesë po ashtu deputeti Prof. Dr. Josef Smolle, profesor universitar dhe ish-rektor i Universitetit të Mjekësisë në Graz gjatë periudhës kohore 2008-2016, si dhe përfaqësuesit të Ambasadës së Kosovës në Austri, duke filluar me Albinot Bimbashi, i ngarkuar me punë në ambasadën tonë dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të ndryshme.
Me këtë rast, kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, prezantoi para deputetëve dhe mysafirëve në Parlamentin austriak punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si një shembull konkret për rindërtimin e shëndetësisë në vendet në zhvillim dhe shndërrimin e shëndetësisë së vrarë të vendeve pas konfliktit në shembull të mirë të përparimit organizativ, teknologjik dhe klinik, për të cilin Austria po tregon interesim të jashtëzakonshëm.
Ai shpalosi aktivitetet dhe rritjen në pesëvjeçarin e parë të KKK-së dhe me tutje nënvizoi planet ambicioze për dhjetëvjetorin e ardhshëm të KKK-së, në veçanti krijimin e Qendrave të Ekselencës, sikurse Qendrën e Avancuar të Simulimit, Edukimit, Trajnimit dhe Hulumtimeve Shkencore, ose siç e quajti Latifi “Kullën e Kirurgjisë” dhe shpalosi nevojën për krijimin e Qendrës Komprehensive- Gjithëpërfshirëse, Qendrën Onkologjike të Kosovës, dhe për projekte të tjera të rëndësishme për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe shëndetësinë e vendit.
Kurse, deputetët austriakë, Prof. Dr. Josef Smolle dhe Andreas Minnich, falënderuan Prof. Dr. Latifin për takimin dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Parlamentit të Austrisë dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, duke shtuar se ishte kënaqësi të bisedohej me një ekspert si Dr. Latifi, i cili përmes punës së tij në shumë vende të botës ka ndihmuar në transformimin e shëndetësisë duke përdorur avancimet teknologjike.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














