Kosova
Emisari i Bashkimit Evropian takohet me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Mësohet se Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të martën në mëngjes se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, përcjell albinfo.ch.
“Patëm takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera për të pasuruar qëndrimin tim këtu”, ka shkruar ai në Twitter.
Lajçaku nuk ka treguar nëse dyshja ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
Dy emisarët së shpejti do të largohen nga detyrat e tyre. Lajçaku pritet të vazhdojë si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se për pak javë Escobari do të marrë detyrë të re.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, pati njoftuar të hënën se këtë javë do të presin në Washington Lajçakun “për ta koordinuar përkrahjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”.
Lajçaku ka qenë emisar i BE-së që nga 2 prilli i vitit 2020. Ndërsa Escobari nga shtatori i 2021-ës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










