Kosova
Edhe Italia dërgon trupa ushtarake shtesë në Kosovë
Italia po përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Kosovë. Aktualisht janë 850 ushtarë italianë në kuadër të KFOR në Kosovë dhe kjo shifër pritet të shkojë në 1mijë e 550. Ky është rezultati që vjen nga diskutimet e Gjeneralit italian, Francesko Figliuolo para Parlamentit të Italisë.
Ky i fundit drejton Komandën e Përbashkët të Operacioneve Përgjegjëse për të gjitha misionet e Italisë jashtë vendit. Gjenerali i lartë theksoi se grupi shtesë i ushtarakëve Italian ka qenë prej disa kohësh në gatishmëri të hershme, që nga vera e kaluar të cilët do të përdoreshin për të menaxhuar demonstratat e dhunshme të minoritetit serb në veri të Kosovë, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Zyrtarë ushtarakë dhe parlamentar të Senatit italian theksojnë se lufta mund të shpërthejë në Bosnje, aty ku aktualisht Italia ka prezente 180 ushtarë. Gjeneral Figliuolo njoftoi se “në enklavën ruse të Kaliningradit u përmbyll zyrtarisht angazhimi i sistemit të mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketë të Italisë. Ajo është një nga pesë bateritë ekzistuese, njëra prej të cilave aktualisht është e vendosur në Kuvajt. Angazhimi italian vjen në kuadrin e dërgimit të afro tre mijë ushtarëve, një mijë e njëqind automjete tokësore, njëzet aeroplanë, një anije, për të forcuar krahun lindor të NATO-s, i cili gjendet në vijën më të ashpër të frontit me Rusinë.
Për herë të parë gjenerali dha të dhëna për stërvitjen e ushtrisë ukrainase të kryer nga instruktorët italianë të zhvilluar në Itali, në bazat belge, gjermane, belge dhe polake. Sipas gjeneralit Italian rreth 1420 ushtarë të Kievit janë trajnuar në Itali.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













