Kosova
Kryeministri Kurti viziton BIK-un, kujton rënien e 37 imamëve në luftë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, përcjell albinfo.ch.
Nga aty, Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq ka kujtuar 37 hoxhallarë të cilët ranë si dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.
Pas pritjes tradicionale në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), Kurti sipas EO, përpara mediave ka falënderuar BIK-un për kontributin dhe bashkëpunimin.
”Muaji ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit dhe të gjithë e dinë nga përvoja dhe historia se solidariteti dhe sakrifica janë njësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25 vjetorin e masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tone më vendin tonë por njëkohësisht beteja të lavdishme të UÇK-së, andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta fundit”, u shpreh Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









