Kosova
BE-ja thirrje Kosovës dhe Serbisë: Çështja e dinarit të zgjidhet me dialog
Ftesa e BE-së për takim në Bruksel më 27 shkurt, Satno: Kemi bërë shpjegime të detajuara, nuk spekulojmë për skenarët
Sërish Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen se dëshiron të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në shtet, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, megjithatë gjatë konferencës për media më 23 shkurt nuk deshi të japë detaje rreth një takimi të thirrur për javën e ardhshme në Bruksel për këtë çështje.
“Duhet t’i kthehemi praktikës së deritanishme që të mos flasim në publik dhe konferenca për shtyp për logjistikën e përgatitjeve të takimeve në nivel të grupeve punuese”, tha Stano.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të premten se çështja e dinarit “mund të zgjidhet këtu në Kosovë”, duke shtuar se nuk është dashur që kjo temë të shkaktonte “përplasje me aleatët”.
Ndërkaq, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, më herët gjatë javës ka konfirmuar se zyra e tij ka pranuar një ftesë nga BE-ja për takim për çështjen e dinarit. Ai ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë takim, duke theksuar se nuk e di se kush mund të marrë pjesë në të nga Kosova.
“Dërguam letrën për palët dhe sqaruam në detaje se si presim të merren me çështje të caktuara. Ne shpresojmë që të dyja palët do të gjejnë zgjidhje për një çështje që ishte krijuar me një vendim pa afat dhe pa konsultime të njërës palë, që pati ndikim te pala tjetër”, tha Stano.
“Ne nuk jemi komentues, por lehtësues dhe bëjmë përpjekje t’u ndihmojmë palëve që të gjejnë zgjidhje”, shtoi ai.
Duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë pasojash mund të ketë për Kosovën nëse nuk merr pjesë në takim në Bruksel, të cilin e ka thirrur i dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Stano tha se “nuk mund të spekulojmë se çfarë do të ndodhë, nëse do të ndodhë”, duke shtuar se ftesat për palët janë dërguar dhe BE-ja vetëm bën përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje.
Më herët është konfirmuar se Lajçak u ka dërguar ftesë Kosovës dhe Serbisë që të marrin pjesë në një takim në Bruksel më 27 shkurt për të diskutuar rreth çështjes së dinarit.
Bislimi, gjatë një deklarimi për media, kishte thënë se kjo ftesë e Lajçakut përbënte shkelje të parimeve nga ana e tij sepse, sipas praktikave të mëhershme, asnjë temë nuk mund të vendoset në agjendë të një takimi, pa pajtimin paraprak të të dyja palëve.
Kosova mendon se çështja e dinarit nuk është një temë që duhet diskutuar në dialog, por autoritetet bankare në Serbi kanë kërkuar që zgjidhja për këtë çështje të gjendet në kuadër të dialogut të Brukselit.
Më 1 shkurt, në Kosovë ka nisur të zbatohet rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme. Rregullorja e BQK-së është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se vendimi është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimin te komuniteti serb.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se mospërmbushja e kësaj kërkese veçse ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Prishtinës. BQK-ja ka thënë se vendimi do të zbatohet përmes një faze transitore jo më të gjatë se tre muaj.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










