Kosova
Kryetari i Kuvendit të Kosovës paraqitet në gjyq, për çfarë akuzohet?
Sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën, teksa akuzohet për gazin lotsjellës, është mbrojtur në heshtje, përcjell albinfo.ch.
“Zonja gjyqtare, deklaratën kryesore e kam dhënë në fazat e mëhershme të këtij procesi, asaj i përmbahem. Kështu që po zgjedh opsionin e mbrojtjes në heshtje, të cilin ma mundëson edhe ligji”, tha Konjufca.
Gjatë kësaj seance janë thënë edhe provat materiale të propozuara në akt-akuzë, raporton Betimi për Drejtësi.
Në këtë seancë u aprovua propozimi i prokurorit Besart Mustafa që si provë të administrohet procesverbali i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit më 10 gusht 2016.
Më pas, seanca u ndërpre me kërkesë të mbrojtëses së Konjufcës, avokates Arbnora Zeqiri, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për fjalën përfundimtare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












