Kosova
Kurti: I kemi dyfishuar investimet e huaja
"Qeveria jonë ka ndërtuar një bazë të mirë për përmirësime të mëtejshme. Vetëm gjatë tri viteve të fundit, investimet e huaja direkte janë dyfishuar"
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se synon të tërheqë investime të huaja direkte, me qëllim që të sjellin punësim cilësor dhe vlerë të lartë, duke shtuar se investimet janë rritur, përcjell albinfo.ch.
“Në këtë drejtim, Qeveria jonë ka ndërtuar një bazë të mirë për përmirësime të mëtejshme. Vetëm gjatë tri viteve të fundit, investimet e huaja direkte janë dyfishuar”.
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, Kurti ka thënë të martën se në tre vjetët e fundit janë dyfishuar edhe eksportet, duke shtuar se raporti mes eksporteve dhe importeve është rritur nga 1 me 9, në 1 me 6.
“Vazhdimi në këtë rrugëtim të suksesshëm, kërkon angazhim të palëkundur. I tillë është përkushtimi ynë për një mjedis biznesi, i cili jo vetëm lehtëson dhe inkurajon operimin e ndërmarrjeve brenda dhe jashtë vendit, por gjithashtu fton inovacionin dhe konkurrencën. Kemi vendosur si prioritet të lartë reformimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, për të minimizuar barrën administrative dhe për të siguruar një mjedis të barabartë për të gjithë. Kjo përfshin nxitje fiskale për sektorë kyçë dhe investime në infrastrukturë dhe arsim, për të përgatitur fuqinë punëtore të Kosovës për sfidat e ardhshme. Qeveria jonë ka vënë në fokus ndërlidhjen e tregut të punës me arsimin dhe aftësimin profesional”, është shprehur Kurti, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Sipas kryeministrit, Qeveria është e përkushtuar për të ndaluar platformë për dialogun publiko-privat që mundëson identifikimin e mundësive dhe adresimin efikas të sfidave. Ai ka theksuar se nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin privat është arritur një plan vjetor për vitin 2024.
“Ky plan përfshin një sërë aktivitetesh të synuara për të nxitur investimet dhe eksportet, si dhe për të intensifikuar dhe thelluar dialogun ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat. Në këtë plan vjetor janë tri ngjarje kryesore, në tetor dhe në nëntor 2024, në Kosovë, të cilat ofrojnë mundësi të vlefshme për promovim të investimeve të huaja direkte dhe eksportit, si dhe për të gjitha kombinimet e rrjetëzimit: ‘Qeveri-Qeveri’, ‘Biznes-Qeveri’ dhe ‘Biznes-Biznes’”, ka shtuar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












